Drogë në “BMW”, kapet në Durrës 51 vjeçari italian

Kronikë e zezë

Drogë në “BMW”, kapet në Durrës 51 vjeçari italian

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 16:55
Ilustrim

Një 51 vjeçar shtetas italian është vënë në pranga nga policia e Durrësit ditën e djeshme me posedim të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Claudio Scotti  u kap  duke drejtuar automjetin e tij “BMW” në lagjen 13 në Durrës.

Më datë 25.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Italian Claudio Scotti, vjeç 51, me banim të përkohshëm në lagjen nr. 13, Durrës, pasi në lagjen nr. 11, në mjetin tip “BMW”, iu gjet e bllokua 72 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat