Detaje nga plagosja me thikë në Tiranë

Kronikë e zezë

Detaje nga plagosja me thikë në Tiranë

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 21:03
Pamje nga video

Një person ka mbetur i plagosur me thikë këtë të hënë në kryeqytet, tek “Rruga e Elbasanit”.

Burime zyrtare nga policia i thanë tvklan.al se personi është vetëplagosur, pasi ishte në gjendje të dehur. Ai mësohet se është një burrë 58 vjeç, me iniciale F.S, banues në Tiranë. 

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia në një njoftim për mediat sqaron se “Rreth orës 20:15, në rrugën e “Elbasanit”, dyshohet se shtetasi F.S, rreth 58 vjeç, banues në Tiranë, nën efektin e alkoolit ka prerë damarët e njerës dorë me thikë. Shtetasi F.S është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga kontrolli fizik i bërë nga policia iu gjet në xhep thika me të cilën ka prerë damarët e dorës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat