Fshehu 81 kg marihuanë në tavanin e shtëpisë në Mitrovicë. Policia konfiskon drogën

Kronikë e zezë

Fshehu 81 kg marihuanë në tavanin e shtëpisë në Mitrovicë. Policia konfiskon drogën

Më: 1 mars 2018 Në ora: 11:52
ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Suhodoll të Mitrovicës , policia ka konfiskuar 81 kg drogë të llojit marihuanë. Kjo sasi e drogës është mbajtur e fshehur në tavanin e një shtëpie të një personi të gjinisë mashkullore. Nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar.

“Në tavanin e shtepisë së lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar 27 pako që dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të destinuara për shitje, dhe pesha totale ka rezultuar; 81 kg. e 825 g. (afër 82 kg)”, njofton policia.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të tjera sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat