Të pandehurit B.B. i caktohet masa e paraburgimit

Kronikë e zezë

Të pandehurit B.B. i caktohet masa e paraburgimit

Më: 1 mars 2018 Në ora: 16:14
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit B.B., i dyshuar për dy vepra penale mashtrim dhe ushtrim i ndikimit.

I pandehuri B.B., me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, ka mashtruar disa të dëmtuar, duke i premtuar punësim dhe duke kërkuar paraprakisht nga të dëmtuarit shuma të parave me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veti.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit në fjalë është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat