Arrestohen për 60 kg drogë dy persona në Skenderaj

Kronikë e zezë

Arrestohen për 60 kg drogë dy persona në Skenderaj

Më: 2 mars 2018 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar mbrëmë rreth mesnatës në Skenderaj, pasi që gjatë kontrollit të policisë tek ta janë gjetur rreth 60 kilogramë marihuanë, bëjnë të ditur burimet.

Sipas këtyre burimeve, dy të arrestuarit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe aktualisht ndodhen në polici.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar arrestimin e dy të dyshuarve, por nuk ka dhënë detaje më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat