Ky është i riu që vdiq në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë

Kronikë e zezë

Ky është i riu që vdiq në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë

Më: 2 mars 2018 Në ora: 09:41
Agron Çeku

Rreth orës 02:40, në magjistralen Prishtinë - Pejë, ka ndodhur një aksident me fatalitet. Media merr vesh se i riu 21-vjeçar që vdiq nga ky aksident është Agron Çeku.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, kështu duke dhënë vetëm inicialet e viktimës dhe moshën.

21-vjeçari, Agron Çeku, është vetaksidentuar saktësisht në fshatin Llapushnik në magjistralen Prishtinë - Pejë.

Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes në trafik, sidomos gjatë ditëve të fundit ku në Kosovë ka mbretëruar mot i ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat