Gjakovarja tenton të vetëvritet duke u hedhur nga kati i gjashtë, lëndohet rëndë

Kronikë e zezë

Gjakovarja tenton të vetëvritet duke u hedhur nga kati i gjashtë, lëndohet rëndë

Më: 2 mars 2018 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm një grua 32-vjeçare ka kërcyer nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjakovë. E njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas trajtimit në spitalin e Gjakovës është dërguar për në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga Policia e Gjakovës, duke thënë se viktima 32-vjeçare ka rënë nga kati i gjashtë.

“Me datë 02.03.2018 në ora 09:10 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatë se në rrugën 'Nëna Terezë', një person i gjinisë femërore kishte rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese. Menjëherë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se viktima V. U. e moshës 32-vjeçare kishte rënë nga ballkoni i katit të gjashtë”, tha Podrimaj.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore në boshtin kurrizor dhe në unazat e qafës. Pas ndihmës që i është dhënë në spitalin rajonal "Isa Grezda” në Gjakovë e njëjta është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Burime të medias kanë njoftuar se kjo grua kishte mbyllur derën e banesës dhe derisa bashkëshorti i saj ka shkuar në veturë për ta marrë çelësin, ajo ishte hedhur nga kati i gjashtë.

Nuk dihen motivet që çuan deri te kjo ngjarje, Policia në Gjakovë po vazhdon me hetime për të kuptuar rrethanat e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat