Vdes 16 vjeçari në Durrës pas sulmit me thikë

Kronikë e zezë

Vdes 16 vjeçari në Durrës pas sulmit me thikë

Më: 2 mars 2018 Në ora: 16:40
Ambulanca

(E plotesuar) - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrës, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.15, në Spitallë, ku shtetasin D.L.17 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.Gj. 16 vjeç, banues në Durrës.

16-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Ndërkohë, policia ka arrestuar 17-vjeçarin D.L. si autor të dyshuar të ngjarjes.

***

Një ngjarje kriminale u shenua mesditen e sotme ne Durrës. Policia tha se një 17-vjeçar me iniciale D.L pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë A.Gj. 16 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Policia pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar. Ai ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat