Policia e Kosovës raporton se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit kanë depërtuar me forcë në lokalin e ankuesit dhe kanë vjedhur arkën me 100 euro para.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.