Ekzekutoi shqiptarin në mes të Athinës, kush është autori

Kronikë e zezë

Ekzekutoi shqiptarin në mes të Athinës, kush është autori

Më: 6 mars 2018 Në ora: 21:19
Ilustrim

Vrasja e një shqiptari më datë 21 shtator 2012 në mes të Athinës në Greqi u zbardh sot nga policia greke. Mediat e vendit helen shkruajnë se vrasja është kryer nga shtetas me origjinë shqiptare dhe ndodhen në burg.  Shqiptari që u arrestua është shtetasi Dhimitër Meçi, njohur ndryshe si “Dimos”.

Forcat blu të Athinës kanë thënë se vrasja është kryer në bashkëpunim dhe ndaj është arrestuar edhe një grek. Ky i fundit akuzohet si bashkëpunëtor në krim. Shqiptari 29 vjeç ishte gjetur i vdekur në një makinë te vendi i shoferit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat