Zjarr në Drenas

Kronikë e zezë

Zjarr në Drenas

Më: 7 mars 2018 Në ora: 17:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Sot në Drenas është djegur një objekt nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrfikësit, por që objekti ishte përfshirë i tëri nga flakët, ndërsa penguan flakët e zjarrit që të përhapet edhe në shtëpinë që ishte pranë.

Veç dëmeve nuk ka pasur të lënduar. 

Digjet një pleme në Drenas

Në Drenas një objek që shërben për ushqim të bagëtive ngjitur me një shtëpi është kapluar nga zjarri.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit por supozohet se kjo ka ndodhur për shkak të rrymës.

Në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi nuk ishte askush. 

Nuk raportohet për të lënduar ndërkohë që policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Këta të fundit ia kanë arritur ta fikin zjarrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat