Goditet me mjete të forta, vdes në spital

Kronikë e zezë

Goditet me mjete të forta, vdes në spital

Më: 7 mars 2018 Në ora: 18:08
ilustrim

Një 49-vjeçar ka humbur jetën në spital këtë të mërkurë, pasi është dëmtuar me mjete të forta, thanë burime policore.

Viktima është H.Z, me çrregullime mendore. Më 2 Mars, në banesën ku jetonte në fshatin Bogiq në Malësi e Madhe, është dëmtuar aksidentalisht me mjete të forta në dorë dhe në qafë, shtuan të njëjtat burime.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, njoftoi Policia, ndërsa materialet hetimore për rastin u referuan në Prokurinë e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat