Burri që e shantazhoi një grua se do t’i publikonte videot komprometuese del të jetë mik i shtëpisë - Bota Sot
Burri që e shantazhoi një grua se do t’i publikonte videot komprometuese del të jetë mik i shtëpisë

Kronikë e zezë

E enjte, 15 nëntor 2018

Burri që e shantazhoi një grua se do t’i publikonte videot komprometuese del të jetë mik i shtëpisë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:11
Ilustrim

Policia në Prizren njofton se një person është arrestuar dje pasi dyshohet për shantazh-ngacmim e kanosje.

“Me datën 15 nëntor 2017, viktima femër nga Gryka e Lumëbardhit, përmes adresës elektronike, ka raportuar një rast në polici i cili përmbante elemente të shantazhit, ngacmimit dhe kanosjes  përmes letrave të shkruara me dorë e herë me kompjuter, në gjuhën boshnjake, të dërguara me postë e më pas edhe përmes SMS-ve  përmes numrit të telefonit të një personi të panjohur”, njofton policia.

Bëhet e ditur se i dyshuari kërkonte nga viktima 11000 euro, në të kundërtën kërcënonte se do t’i bënte publike disa materiale që do ta komprometonin viktimën.

Policia njofton se pas një pune të gjatë hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, gjykatën themelore, dhe operatorët telefonik, hetuesit policorë kishin arritur që t’i binin në fije krejt këtij lëmshi i cili ishte nisur nga një i dyshuar i moshës së vjetër dhe që rezultoi se ishte në lidhje krushqie me viktimën.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërkaq, bëhet e ditur se kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test