I dënuar me 30 vite burg në Itali për vrasje, kapet i riu nga Dibra

Kronikë e zezë

I dënuar me 30 vite burg në Itali për vrasje, kapet i riu nga Dibra

Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:26
Policia e Dibrës

Agur Turshilla u vu në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen".

Policia e Dibrës në bashkëpunim me Interpol Tirana arrestuan 25 vjeçarin e lindur në Maqellarë, Dibër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere,  ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për këtë shtetas për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian.

Ai ishte dënuar me 30 vjet burg.

Në datë 23.09.2015 shtetasi Argit Turshilla në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat