Tragjike në Durrës, makina përplas për vdekje një 7-vjeçare

Kronikë e zezë

Tragjike në Durrës, makina përplas për vdekje një 7-vjeçare

Më: 9 mars 2018 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Rrotull, Ishëm, ku një 24-vjeçar me iniciale R.D, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.H. 7 vjeçe,  e cila ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat