Në Mramor zbulohet arsenal armatimi dhe aparate lojërash të fatit

Kronikë e zezë

Në Mramor zbulohet arsenal armatimi dhe aparate lojërash të fatit

Më: 10 mars 2018 Në ora: 14:27
Armët e sekuestruara

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar një operacion policor në Fshatin Mramor tëPrishtinë, në një shtëpi ku dyshohej se ka armë, narkotik dhe mallra të kontrabanduara (aprate të lojërave të fatit të pa zhdoganuara).

Operacionin policor i koduar “YJET”, u realizua me urdhëresë të Gjykatës Kompetente, në mbështetje edhe nga Njësit e Specializuara, Teknika Kriminalistike, Doganat e Kosovës dhe ATK,kume këtë rast janë konfiskuar:

7 armë të gjata të kalibrave të ndryshëm,

1 armë e shkurt TT,

33 fishek,

1 kuti për pastrimin e armëve,

1 Llap Top,

1 palë Dylbi,

1 rryp mbajtës për fishek

1 veturë gjip Chevrolet Suburban,

81 lloje të aparateve (dyshohet të pa doganuara),

59 monitor të aparateve të lojërave të fatit,

12 aceptor të aparateve,

36 pjesë të ndryshme të aparatevetë  lojërave të fatit.

Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili pas marrjes së deklaratës të tij me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Bashkangjitur keni disa foto të armëve të konfiskuara.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat