Konfiskohen armë, 10 persona në pranga

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë, 10 persona në pranga

Më: 12 mars 2018 Në ora: 16:01
Armë

Policia e Kosovës në Deçan, gjatë punëve intensive operativo - hetimore, ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” .

Të arrestuar janë  F. R., A. Q., A. L., D. R., A. Q., F. D., B. K., V. I., V. B., dhe E. R.

Personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nga Policia janë gjetur dhe janë konfiskuar:

Një (1) pistoletë “TT” kalibër 7.62 mm, një (1) karikator dhe katër (4) copë fishekë të të njëjtës armë

Një (1) pistoletë me gas e tipit “Voltran Major” kalibër 9mm, një (1) karikator dhe 24 copë fishekë të të njëjtës armë me mbushje me gas

Një (1) armë automatike “AK-47”, një (1) karikator i zbrazët i së njëjtës armë

Një (1) pistoletë me gas e tipit “Valter GMBH” prodhim gjerman kalibër 9mm, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë

Një (1) pistoletë me gas e tipit “ROHM” modeli RG70, një (1) karikator i zbrazët i së njëjtës armë

Një (1) pushkë gjysëmautomatike 10-she kalibër 7.62 mm prodhim kinez, tetë ë(8) copë fishek të të njëjtës armë.

Një (1)pushkë gjysëmautomatike 10-she kalibër 7.62 mm prodhim kinez, dyqind e tridhjetë e tetë (238) copë fishekë të të njëjtës armë.

Një (1) armë automatike “AK-47”, kalibër 7.62 mm prodhim jugosllav, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë

Një (1) armë automatike “Shkorpion sharc” kalibër 9 mm, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë

Një (1) pistoletë tipit “Canik” kalibër 9x19mm prodhim turk, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat