Një milionë lekë, 6 kg bizhuteri e kanabis... policia kap grabitësit e Shkodrës

Kronikë e zezë

Një milionë lekë, 6 kg bizhuteri e kanabis... policia kap grabitësit e Shkodrës

Më: 12 mars 2018 Në ora: 18:23
Bizhuteri te konfiskuara nga Policia

Policia e Shkodrës ka arritur të kapë dy grabitësit që kryen një vjedhje disa ditë më parë në një banesë në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës, si dhe ka sekuestruar një sërë pasurish.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 11.03.2018 ku është vjedhur banesa e shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës. Me datë 12.03.2018, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës falë një pune intensive hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Klovis Jeraj, 29 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,

S. J. 16 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit:

E. Z. 16 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,

R. K. 17 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z. konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri  argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë.

Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E. Z. ku është kryer vjedhja nga shtetasit e lartëpërmendur të cilët janë shokët e tij.

Materjalet iu referuan në Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve” të parashikuara nga nenet 134-25 e 283 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat