Tre serbëve në Gjilan u konfiskohet një pushkë mitrazol dhe armatim tjetër i rëndë

Kronikë e zezë

Tre serbëve në Gjilan u konfiskohet një pushkë mitrazol dhe armatim tjetër i rëndë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 11:34
Ilustrim

Një rast i armëmbajtjes së armëve pa leje është raportuar nga policia në Gjilan. Operacioni i policisë është zhvilluar dje në mesditë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj serb, pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë mitraloz (PM) M 84 me 182 fishekë, një  armë AK 47 me katër karikatorë me 16 fishekë, një tytë trombllonike, një arkë e mbyllur me municion (1200 fishekë) cal 7.62 mm, një pushkë gjuetie me 23 fishekë, dy thika luftarake, 29170 franga CH, 5000 $ amerikan, 7720 euro”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistës me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse dy tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, policia një ditë më parë kishte konfiskuar sasi të madhe armësh në Koliq të Prishtinës, kur gjatë fundjavës që shkoi po ashtu kishte konfiskuar disa armë në Mramor të Prishtinës.

Një rast tjetër i armëmbajtjes pa leje gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar në fshatin Magure në Lipjan. Aty janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë “VZOR “ me gjashtë fishekë.

Në këtë rast, me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat