Tepelenë, merr flakë kasollja, digjet bariu

Kronikë e zezë

Tepelenë, merr flakë kasollja, digjet bariu

Më: 16 mars 2018 Në ora: 11:46
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të së premtes në Tepelenë. 

Një bari është djegur brenda një kasolleje që mori flakë.

Kasollja ishte e vendosur në një stan bagëtish dhe 80 vjeçari me iniciale A.M, banues në Hormovë ishte brenda saj në momentin që ra zjarri.

Dyshohet se kasollja ka marrë flakë nga zjarri që viktima kishte ndezur për tu ngrohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat