Kapen me marihuanë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Kapen me marihuanë, arrestohen dy persona

Nga: Bota Sot Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:30
Ilustrim

Polica e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Ramadan  Reka” në  Ferizaj janë arrestuar dy persona pasi që iu është gjetur  narkotike e llojit marihuanë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.39  gram”, thuhet në njoftimin e Policsë së Kosovës.

Kurse, me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit  janë liruar në procedurë të  rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat