Arrestohet grabitësi në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohet grabitësi në Prizren

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:21
Ilustrim

Me datën 22 tetor të 2017, rreth mesnate, në rrugën “Zanat” në Prizren, një i dyshuar e kishte sulmuar fizikisht një qytetar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore e më pas i kishte grabitur një telefon cellular dhe disa gjësende tjera.

Atë kohë viktima kishte pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Pas inicimit të rastit, hetues policorë, në vazhdimësi kanë punuar për identifikimin e të dyshuarit A. B. I cili është arrestuar dhe gjatë kontrollit në portofolin e tij është gjetur një sasi e vogël e narkotikut.

Gjatë hetimeve është gjetur edhe telefoni i cili i ishte shitur një personi dhe i njëjti do  të shërbej si provë materiale në procedura hetimore.

Vlen të theksohet se i dyshuari ndiqet penalisht edhe për dhunë në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat