Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Prishtinë - Bota Sot
Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Prishtinë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:47
Ilustrim

Rreth orës 16:00 është grabitur një argjendari në lagjen Dardania të Prishtinës.

Të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kanë arritur të grabisin një sasi të stolive.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se policia aktualisht po merret me detaje tjera për rastin.

“Rreth ores 16:00 kemi pranuar informatën për një grabitje në rrugën Bill Klinton, saktësisht në një argjendari ku persona te dyshuar neë kërcënimin e armëve, kanë arritur të grabisin një sasi te arit. Njesitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test