Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 32 vjeçar u gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë, në Maqellarë të Dibrës.
Mësohet se viktimë shtetasi Elsi Kosiqi.
“Me datë 20.03.2018, rreth orës 01:30, është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç .
Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes”, njofton policia.