Në Pejë një person në gjendje të dehur pas një zënke të çastit ka sulmuar fizikisht presonin tjetër të gjinisë mashkullore duke e goditur kështu më grushte. I godituri ka marrë lëndime derisa i është ofruar edhe tretmani mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Rr. “Konferenca e Bujanit”, Pejë 19.03.2018 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Boshnjak, pasi i njëjti në gjendje të dehur pas një zënke të çastit ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte viktimën mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.