Grabitje në mes të ditës në Gjirokastër! - Bota Sot
Grabitje në mes të ditës në Gjirokastër!

Kronikë e zezë

Grabitje në mes të ditës në Gjirokastër!

Më: 21 mars 2018 Në ora: 13:37
Ilustrim

Një grabitje ka ndodhur në Gjirokastër, ku në mes të ditës hajduti është futur në shtëpinë e një qytetari dhe i ka marrë me dhunë një sërë sendesh me vlerë dhe para cash.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dunavati i dytë në qytetin e gurtë dhe personi i grabitur është shtetasi me inicialet A.Ç.

Qytetari grabitësi ka arritur t’i vjedhë dy celularë, një sërë bizhuterish si dhe një sasi prej 10 mijë lekësh të reja.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona. Vijon ende puna për identifikimin e autorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test