Aksident i rëndë, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Më: 21 mars 2018 Në ora: 20:11
Policia e shtetit

(E plotësuar) - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Burrel –Milot, në vendin e quajtur Muzhak, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. 

Ka qenë një automjet i cili ka përplasur një motor dhe më pas ka marrë përpara kalimtarët në anë të rrugës, duke u shkaktuar vdekjen dy prej tyre. Një prej viktimave, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ka ndërruar jetë menjëherë. Ndërsa i dyti vdiq rrugës për në spitalin e Burrelit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. 

Aksident i rëndë në Burrel, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Burrel –Komsi.

Nga të dhënat e para, mësohet se si pasojë e aksidentit, një persona ka mbetur i vdekur, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat