22-vjeçari nga Shkodra në kërkim për disa krime, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

22-vjeçari nga Shkodra në kërkim për disa krime, arrestohet nga policia

Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:30
ilustrim

Një 22-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Bëhet fjalë për Samel Brankaj, 22 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër, i cili ishte në kërkim për disa vepra penale.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i policisë, Brankaj ishte dënuar nga Gjykata e Torinos me 4 vjet, 3 muaj e 8 ditë burg për veprat penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Pas arrestimit, policia i ka referuar materialet hetimore dhe procedurale Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat