Detaje rreth vdekjes aksidentale me granatë të 42 vjeçarit në Hajvali

Kronikë e zezë

Detaje rreth vdekjes aksidentale me granatë të 42 vjeçarit në Hajvali

Më: 24 mars 2018 Në ora: 08:24
Ilustrim

Një prind i moshës 42-vjeçare ka vdekur të premten rreth orës 14:30 në shtesën e shtëpisë së tij, pasi i kishte shpërthyer granata në duar.

Rrethanat se si ka rrjedhur deri te posedimi i saj, janë ende të paqarta, por që në momentin tragjik nuk ka qëlluar askush afër tij.

Familjarët tregojnë se i ndjeri ka vdekur në vend.

Sipas tij, xhaxhai nuk ka bërë ndonjë punë kohëve të fundit.

Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se sot në orën 14:45, Policia ka marrë informacion se në rrugën ‘Adnan Loku’ në Hajvali, saktësisht në një objekt përcjellës të një shtëpie, ka ndodhur një shpërthim, ku një person ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I ndjeri ka lënë pas 5 fëmijë, më i madhi nga ta 18 vjet, e më i vogli vetëm disa muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat