Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arreston katër persona në Tiranë

Kronikë e zezë

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arreston katër persona në Tiranë

Më: 25 mars 2018 Në ora: 08:00
Foto arkiv

Policia e Tiranës edhe mbrëmë ka kryer qindra alkool teste, me ç’rast janë arrestuar në flagrance katër drejtues mjetesh në gjendje të dehur, si dhe një drejtuese mjeti pa leje drejtimi.

Policia njofton po ashtu se ka tërhequr 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.44 mg/l.

Sipas Policisë, në qindra alkool teste të realizuara, vlen të theksohet se shumica e drejtuesve të automjeteve kanë rezultuar 0.00 mg/l. Megjithatë, janë tërhequr 14 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 135 km/h deri në 163 km/h.

“Janë shoqëruar në pikë bllokimi 7 mjete për mos shlyerje të masave damibistrtative që varionin nga 6 deri në 9 masa. Janë dërguar në OASH 11 drejtues mjetesh për mos vendosje të rripit të sigurimit, si dhe 4 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat