Kavajasi kapet me armë, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Kavajasi kapet me armë, arrestohet nga policia

Më: 26 mars 2018 Në ora: 14:59
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e djeshme një 35-vjeçar nga Kavaja pasi është kapur me armë zjarri.

Bëhet fjalë për Nael Shala(Fatri Krasniqi), i cili, në rrugën Golem-Durrës, duke udhëtuar me një mjet tip Benz, pasagjer në mjet ka pasur me vete një armë zjarri pistoletë tip Bereta  dhe 17 fishekë luftarakë.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se armë është sekuestruar në cilësinë e provës materialet, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat