Policia jep detaje për të shtënat në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për të shtënat në Fushë Kosovë

Më: 27 mars 2018 Në ora: 10:10
Ilustrim

Policia raporton se mbrëmë në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë i dyshuari mashkull pas një mosmarrëveshje në një lokal ka tentuar që të gjuajë me armë zjarri ndaj pesë personave të dyshuar të panjohur.

Të dyshuarit e kanë sulmuar atë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Njësitë policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një armë zjarri. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat