Policia e Maqedonisë arreston dy shtetas të Turqisë

Kronikë e zezë

Policia e Maqedonisë arreston dy shtetas të Turqisë

Më: 27 mars 2018 Në ora: 13:59
Ilustrim

Polici e Maqedonisë njofton se në dy raste të ndara ka arrestuar dy shtetas të Turqisë. Njëri është arrestuar për shkak të falsifikimit të kartonit të gjelbër për sigurinë e makinës, ndërsa tjetri për qëndrim ilegal në Maqedoni.

Njëri nga shtetasit turk është arrestuar në pikën kufitare “Dellçevë”, ndërsa tjetri në pikën kufitare “Deve Bair”.

“Mbrëmë në orën 10:30 në PK “Dellçevë” në hyrje të Maqedonisë për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim për falsifikim të kartonit të gjelbër ndërkombëtar për sigurim nga autopërgjegjësia, ishte privuar nga liria shtetasi turk B.S (44), i cili kishte drejtuar automjetin ”Renault” me tabela kombëtare turke. I njëjti është dorëzuar para autoriteteve policore në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërsa për rastin e dytë nga MPB thonë se arrestimi është bërë mbrëmë në orën 21:00 në pikën kufitare “Deve Bair” kur në dalje të Maqedonisë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimeve se ka hyrë ilegalisht në Republikën e Maqedonisë, ishte arrestuar shtetasi turk O.A(38).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat