Brutalisht i mori jetën nënës, ja detajet e vrasjes në Taftalixhe të Shkupit

Kronikë e zezë

Brutalisht i mori jetën nënës, ja detajet e vrasjes në Taftalixhe të Shkupit

Më: 27 mars 2018 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Policia ka ngritur padi penale kundër shtetasit M.G. (50), i dyshuar për vrasjen e nënës së tij më 19 të këtij muaji.

Mbrëmjen e kobshme, rreth orës 19:00, në shtëpinë e familjes, i akuzauri në fillim ka marrë vendim që ta vrasë nënën së tij, K.G.(77), dhe pastaj të vetvritet. Derisa nëna e tij ishte e shtrirë në shtrat, M.G. me thikë i ka shkaktuar një plagë në gjoks që ka qenë fatale për të, kurse pastaj gjatë tërë natës në disa raste ka tentuar që të vetvritet, po nuk ka arritur që të realizojë qëllimin.

M.G edhe në ditët në vijim, është përpjekur që t'ja marrë jetën vetes por pa sukses, pas çka ka hequr dorë dhe ka vendosur që të qëndrojnë në shtëpi, derisa më 24 të këtij muaji, diku rreth orës 20, në shtëpi ka arritur vëllau i të akuzuarit, i cili e ka gjetur nënën e vdekur dhe vëllaun e plagosur, i cili ka pranuar vrasjen e nënës, pas çka edhe është arrestuar dhe pas bisedës informative e ka sqaruar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat