Policia e Kosovës njofton se ditën e djeshme janë arrestuar tre persona. Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Enver Hadri”, raporton Policia e Kosovës, përcjellë “Bota sot”.
Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka u është ofruar tretmani mjekësor
Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /BS
Njoftimi i plotë:
Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur ndërmjet veti lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.