Nxënësi 12-vjeçar në gjendje të rëndë, dëmtohet në shkollë

Kronikë e zezë

Nxënësi 12-vjeçar në gjendje të rëndë, dëmtohet në shkollë

Më: 28 mars 2018 Në ora: 14:35
Ilustrim

Një nxënës 12-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është dëmtuar gjatë orës së fizkulturës. Ngjarja ndodhi në shkollën 9-vjeçare në Maliq të Korçës.

Sot në mesditë nxënësi U.V, 12 vjeç, në orën e fizkulturës, duke luajtur futboll, aksidentalisht është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë.

12-vjeçari pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia thotë se nga të dhënat e para, flitet për ngjarje aksidentale. Megjithatë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat