Plagosje me armë zjarri në afërsi të shkollës "Oso Kuka"

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në afërsi të shkollës "Oso Kuka"

Më: 28 mars 2018 Në ora: 22:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës "Oso Kuka", ndërsa nuk dihet ende identiteti i të plagosurit.

Sipas policisë, ai ka marrë një plumb në trup dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës  jashtë rrezikut për jetën

Policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes rrethanat e së cilës nuk dihen ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat