Plagoset me armë zjarri një 17-vjeçare

Kronikë e zezë

Plagoset me armë zjarri një 17-vjeçare

Më: 29 mars 2018 Në ora: 17:58
ilustrim

Një adoleshente ka mbetur e plagosur këtë të enjte në Fier. Ajo është një 17-vjeçare me iniciale L.B. Sipas policisë, e reja është vetëplagosur rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti”, në rrethana ende të paqarta.

Ajo është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet në sallë të operacionit.

Policia sqaron se e reja është vetëplagosur me armën e gjahut të babait të saj, i cili e ka me leje. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat