Policia jep detaje për plagosjen e tre personave në Gjilan

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen e tre personave në Gjilan

Nga: Bota Sot Më: 30 mars 2018 Në ora: 09:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Përlepnicë të Gjilanit  të enjten rreth orës 04:30 një persona ka plagosur më armë tre persona.

“Pas një mosmarrëveshje ne mes të disa personave, i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri, ku si pasojë ka plagosur tre persona meshkuj K/Shqiptarë. Në vendin e ngjarjes janë konfiskua shtatë gëzhoja të kalibrit 7.65mm, një predhë, një pistoletë, disa mjete të forta të cilat dyshohet se janë përdorë në rast. Viktima mashkull K/Shqiptar është në tretman mjekësor në spitalin rajonal–Gjilan”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, me vendimin e Prokurorit katër persona e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, prej tyre dy të plagosur me armë zjarri janë në mbikëqyrje të policisë, në spitalin rajonal – Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar jeta e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat