Zbardhet atentati te sheshi 'Shqiponja', policia në kërkim të autorit

Kronikë e zezë

Zbardhet atentati te sheshi 'Shqiponja', policia në kërkim të autorit

Më: 1 prill 2018 Në ora: 09:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka zbardhur atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar te sheshi ‘Shqiponja’, në Tiranë. Uniformat blu kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. Bëhet fjalë për shtetasin T. A., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Pasi rreth orës 21:25, në rrugën “Teodor Keko”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ”Volkswagen”, të drejtuar nga shtetasi B. B., 34 vjeç, banues në Kamëz, ku për pasojë është plagosur në këmbë, drejtuesi i mjetit B.B., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale "Vrasje me paramendim" kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative , "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municion" parashikuar nga nenet 78-22-25 dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit T.A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat