Trafiku i veprave të artit, arrestohet 31 vjeçari

Kronikë e zezë

Trafiku i veprave të artit, arrestohet 31 vjeçari

Më: 2 prill 2018 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Eshtë arrestuar një përson në kufrin jeshil mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe me vehte i janë gjetur sende të ndryshme prej metali, bronxi dhe argjendi të cilët mendohet se do ti trafikonte në shtetin fqinj.

Në njoftimin e policisë thuhet se, Policia Kufitare e Kakavijes kap në kufirin jeshil një shtetas për "Kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Trafikim të veprave të artit dhe kulturës" dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronxi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes, gjatë patrullimit në kufirin jeshil, kanë konstatuar dhe kapur në flagrancë një shtetas i cili po tentonte të hynte në teritorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit fizik të bërë këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar se në çantën e krahut kishte sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronxi.

Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
P.A., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çanta me sendet e ndryshme antike.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit" dhe "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat