Bashkëshortja e Viktimës Gjuan me Çelësa të Akuzuarin

Kronikë e zezë

Bashkëshortja e Viktimës Gjuan me Çelësa të Akuzuarin

Më: 4 prill 2018 Në ora: 14:22
Foto nga gjykata

Në gjykimin për vrasjen e Mentor Zekajt, për çfarë po gjykohet shoku i tij i ngushtë, Kreshnik Haliti, ka ndodhur një incident.

Duke dalë nga salla e Gjykatës së Pejës, bashkëshortja e të ndjerit, Mirjeta Zekaj, e ka gjuajtur me çelësa të akuzuarin.

“Ma ke shkatërru jetën!”, u dëgjua të thoshte ajo duke dalë nga salla e gjykimit.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i pjesëtarëve të Policisë se Kosovës, të cilët nuk lejuan të përkeqësohet situata.

Pasditen e 6 marsit të vitit të kaluar, Mentor Zekaj nga të shtënat e armës së zjarrit kishte mbetur i vdekur në lagjen “Fidanishte” të Pejës.

Në këtë proces gjyqësor Kreshnik Haliti akuzohet për vrasje të rëndë të Mentor Zekajt. Kallxo.com raportoi nga seanca e caktimit të masës së sigurisë, ku Kreshnik Haliti kishte deklaruar se ndjen keqardhje për rastin e ndodhur dhe se ditën kritike “kishte lindur për së dyti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat