Shkatërrohet grupi i kokainës në Athinë, në pranga 5 shqiptarë

Kronikë e zezë

Shkatërrohet grupi i kokainës në Athinë, në pranga 5 shqiptarë

Më: 4 prill 2018 Në ora: 14:41
Ilustrim

Një bandë e trafikimit të kokainës është shkatërruar nga policia greke, duke vënë në pranga 5 shqiptarë dhe 3 grekë.

Mediat greke shkruajnë se po ashtu janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë grekë dhe 1 shqiptar.

Ky operacioni i policisë greke është zhvilluar në Athinës, ndërsa drejtues i organizatës kriminale ishte një shqiptar 35 vjeç.

Në përfundim të operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale

Po kështu janë sekuestruar 2 kg e 104 gram kokainë, 48.5 gram marijuanë, 5 makina, 3 motorë, 55.810 euro, 1 pistoletë me 2 krehra, 41 fishekë, 2 peshore elektronike, 20 celularë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat