Vdes në aksident trafiku

Kronikë e zezë

Vdes në aksident trafiku

Më: 5 prill 2018 Në ora: 09:42
Ilustrim

Një aksident që ka ndodhur në mes tri veturave në fshatin Livoq i Poshtëm i Gjilanit ka rezultuar më një viktimë dhe katër të tjerë të lënduar. Njeri nga të lënduarit pas lëndimeve të renda trupore ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njeri nga drejtuesit e automjetit është arrestuar.

 

Njoftimi i policisë:

Fshati Livoq i Poshtëm, Gjilan  04.04.2018 – 09:05. Është raportuar për një aksident trafiku në mes tri automjeteve. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, ku njëri prej tyre si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit mashkull K/Shqiptar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat