Bastisje në Skenderaj, konfiskohen tri armë

Kronikë e zezë

Bastisje në Skenderaj, konfiskohen tri armë

Më: 6 prill 2018 Në ora: 16:12
Gjesendet e gjetura

Policia në Skenderaj, në orët e paradites së sotme, në tri lokacione të ndryshme në fshatin Llaushë ka realizuar bastisje dhe ka konfiskuar tri armë.

Bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Skenderaj, me ç’rast si rezultat i bastisjeve në tri lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar tri armë të llojeve të ndryshme.

Përkatësisht janë konfiskuar: një pushkë automatike, një pushkë gjuetie, një pistoletë, dhe mbi 50 copë fishekë te kalibrave te ndryshëm.

Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar B. V., 24 vjeçar, A. V., 23 vjeçar dhe E. Sh., 21 vjeçar, tre të arrestuarit pas procedurave intervistuese janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për vepër penale ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë’ dhe ‘përdorim i armës’. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat