Shpërndanin drogë në lokal, kush i spiunoi dy të rinjtë e arrestuar

Kronikë e zezë

Shpërndanin drogë në lokal, kush i spiunoi dy të rinjtë e arrestuar

Më: 7 prill 2018 Në ora: 10:44
Drogë

Dy persona janë kapur mat teksa shpërndanin drogë në ambientet e një lokali. Zbulimi u bë pasditen e djeshme, në qytetin e Shkodrës.

Të arrestuarit janë Hidisen Dervishi, 24 vjeç dhe Rei Besho, 19 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në orën 17:34 të pasdites së të premtes, në portalin e komisariatit dixhital ka ardhur një raportim nga një qytetar anonim, se në një lokal dy të rinjtë shpërndanin lëndë narkotike.

Efektivët e policisë shkuan në lagjen Vasil Shanto, në një lokal me lojëra kompjuterike ku u gjetën dy të rinjtë.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë lokal u gjetën të fshehura në një çantë tre qese plasmasi me lëndë narkotike kanabis sativa, ku rezultuan me peshë 8 gramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat