Policia jep detaje për vdekjen e 4 vjeçares në Ulpianë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e 4 vjeçares në Ulpianë

Më: 7 prill 2018 Në ora: 11:20
Ilustrim

Si pasojë e një zjarri të shkaktuar në një banesë në lagjen Ulpiana të Prishtinës ka humbur jetën një vajzë katër vjeçare. Mësohet se banesa ka qenë pronë e një femre-shtetase e Shqipërisë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se zjarri ka kapluar banesën në orën 06:15 ndërsa e mitura për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë pas orës 7 në QKUK.

“Me 07.04.2018 rreth orës 06:15 në lagjen Ulpiana -Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa prone e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjeç. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Rreth orës 07:40, në QKUK, ka ndërruar jetë fëmija që ka pësuar nga zjarri në banesë”, njofton Policia.

Ekipi i zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa policia po merret me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat