Gruaja që i vdiq vajza nga zjarri ndalohet në Polici

Kronikë e zezë

Gruaja që i vdiq vajza nga zjarri ndalohet në Polici

Më: 7 prill 2018 Në ora: 16:29
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar për 48 orë, gruan, së cilës i vdiq vajza në banesën që e kaplo zjarri sot në orët e hershme të mëngjesit.

Ajo dyshohet se e ka kryer veprën penale ‘shkelje të detyrimeve familjare’.

 “Policia e Kosovës me autoritetet kompetente po heton rrethanat dhe shkaqet se si ka ndodhur ky incident tragjik dhe sipas vendimit të prokurorit kujdestar i cili po ashtu ka dal në vendngjarje ndaj të dyshuarës,  shtetase e Shqipërisë është lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë. Dyshohet që E.A. viti i lindjes 1990) nuk ka qenë aty kur banesa është djegur dhe viktima (fëmija) ka qenë i vetëm gjatë incidentit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Sipas tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, përderisa hetimet nga njësitet kompetente janë në proces.

Sipas Hoxhës, Policia e Kosovës me të marr informatën ka dal ne vendin e ngjarjes ku më pastaj ka konstatuar se ishte duke u djegur një banesë ku dyshohet se kanë banuar viktima me nënën e saj shtetase e Shqipërisë, e dyshuara femër E.A. viti i lindjes 1990 .    

“Njësiti policor ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion dhe aty është gjetur fëmija (gjinia femërore, viti i lindjes 2014), i cili në gjendje të rëndë shëndetësore me ndihmë të shpejtë është përcjellë për në QKUK. Në vendin e ngjarjes Policia ka konstatuar se ishte duke u djegur një banesë ku dyshohet se kanë banuar viktima me nënën e saj shtetase e Shqipërisë ( e dyshuara femër E.A. viti i lindjes 1990). Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin, përderisa nga stafi mjekësor rreth orës 07:43, është pranuar informacioni se fatkeqësisht fëmija nuk ka mundur të mbijetojë”, tha Hoxha.

E gjith[ ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në lagjen Ulpiana në Prishtinë, përkatësisht n rrugën "Hakif Zejnullahu". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat