Arrestohet në portin e Durrësit turku, hetohen tre të tjerë

Kronikë e zezë

Arrestohet në portin e Durrësit turku, hetohen tre të tjerë

Më: 8 prill 2018 Në ora: 22:52
Ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas turk, ndërsa ndaj tre të tjerëve vijojnë hetimet në gjendje të lirë pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta turke të falsifikuara.

Sipas njoftimit të policisë “në Portin e Durrësit u arrestua shtetasi turk, N.A dhe hetohen në gjendje të lirë shtetasit turq, D.A, M.D dhe E.D, banues në Turqi”.

Në njoftim thuhet se këta persona kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaporta turke të falsifikuara.

Për të arrestuarin dhe 3 turqit e tjerë në gjendje të lirë, do të vazhdojnë hetimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat