(E plotësuar)- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Gazetarja e “Panorama” raporton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan – Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit tre persona jane gjetur te mbytur ne kanal, dy gra dhe nje burre, te cilet po ktheheshin nga nje dasme.
Fisnik Murataj, 32 vjeç, ishte shoferi i cili ka mbetur i vdekur, Agustin Xhaxhaj, 30 vjeç, viktima e dyte e indentifikuar, i cili eshte i aferm i Murataj, dhe viktima e trete eshte Nazia Aham, 34 vjeç, e fejuara e Fisnik Murajtaj, shtetase franceze.
Dyshohet se mjeti ishte i Nazia Aha, e cila jetonte ne Greqi.
Informacioni i policise
Fier
Informacion paraprak
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.
Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10 në aksin rrugor Levan – Tepelenë.
Policia bën me dije se një automjet tip Suzuki me targa greke IHZ 1755 humbi kontrollin dhe ra në një kanal me ujë. Për pasojë u mbytën tre personat që ndodheshin në automjet, shoferi dhe dy pasagjerë. Viktimat nuk janë identifikuar ende.
Paraprakisht dyshohet se makina humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe doli nga rruga.
****
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan – Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit dy persona jane gjetur te mbytur ne kanal.
Informacioni i policisë
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.
Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.